Zbulimi tronditës nga Brad Pitt: ai nuk mund të njohë fytyrat e njerëzve. Aktori hollivudian ka dhënë një intervistë së fundmi për të përjavshmen GQ ku pasi deklaroi se po ndihet në fund të karrierës së tij (duke lënë të kuptohet për një pension jo shumë të largët), ai zbuloi se vuan nga prosopagnostia. Ylli pretendoi se vuante nga kjo sëmundje, edhe pse nuk u diagnostikua kurrë.

Çfarë është prosopagnosia

Ajo që e mundon aktorin është pamundësia për të kujtuar njerëzit e rinj dhe për të njohur fytyrat e tyre. Pitt theksoi se, për shkak të kësaj sëmundjeje, ai ndjen se njerëzit që takon kanë një përshtypje negative për të, duke e bërë atë gjithmonë shumë të shkëputur dhe egoist në sytë e të tjerëve.

Prosopagnosia prek edhe personat që nuk kanë pasur dëmtime të trurit. Frekuenca e shfaqjes është një në 50 persona. Gjendja shpesh prek njerëzit që nga lindja dhe zakonisht mbetet problem gjatë gjithë jetës.

Dëshira e Brad Pitt

Gjatë intervistës, Pitt pranoi se kishte kënaqësinë të takonte një person tjetër me gjendjen e tij për t’u kuptuar më në fund nga dikush.

Vuajtjet e shkaktuara nga kjo gjendje bënë që edhe ish-i i Angelina Jolie të vuante nga depresioni, të cilin e mundi së fundmi.