Pa dyshim që Einxhel Shkira është tashmë një nga personazhet më të komentuar të momentit, së bashku me partnerin e saj Dj Dagz.

Çifti që doli nga edicioni i parë i Big Brother VIP po shijojnë dashurinë e tyre dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e konfirmoi vetë Einxhel disa ditë më parë, teksa prej disa javësh ka qarkulluar ky lajm në media.

Sakaq, tashmë çdo fans i çiftit janë në pritje të dinë se çfarë gjinie do të ketë bebi, ndërsa Einxhel ka treguar në rrjetet e saj sociale se vetëm halla e fëmijës (motra e Dagz-it) e di gjininë.

Kjo gjë duket se ‘ka shqetësuar’ disi moderatoren, e cila përmes një postimi në Twitter tregon se kur njerëzit e takojnë në rrugë, i përcaktojnë gjininë e bebes përmes formës së barkut.

Por nuk përfundon me kaq. Së fundmi po përflitet se Einxhel mund të jetë në pritje të jo një, por dy fëmijëve, pra binjakë. Dhe kjo nuk është mohuar nga moderatorja, e cila komentit të një ndjekësi që i sugjeronte t’i thonte njerëzve se i ka djalë e vajzë, i është përgjigjur se nuk i dihet.

Më poshtë, edhe statusi i Einxhelit dhe përgjigjja për ndjekësin e saj: