Dyshja më e përfolur të momentit, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, ose i njohur nga të gjithë si Dj Dagz, nuk kursehen aspak kur bëhet fjalë për të ndarë dashurinë dhe emocionet e tyre me publikun..
Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto të ëmbël ku duket në krahët e partnerit të saj. Einxhel e ka treguar se është e zonja me dedikimet e veçanta dhe në këtë rast nuk ka munguar një i tillë.
“Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqtë…
Atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!! DJ Dagz, this moment for life,”- shkruan Einxhel në “Insta Story”.