Eksperti i IT-së, shumë i njohur në Shqipëri, Tomi Kallanxhi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku zbuloi kërkimet e shqiptarëve për vitin 2022. Ai tregoi se shqiptarët kanë qenë shumë të interesuar rreth luftës në Ukrainë, vitit 2023, panairit të librit, emrat e bebeve, si edhe zbuloi qytetin shqiptar që kërkon më shumë…porno.

“Trendi kryesor ka qenë lufta në Ukrainë. Dhe qyteti që ka qenë interesuar më shumë për luftën ka qenë Vlora. Më pas vjen Tirana, Lezha dhe qyteti i fundit që nuk i ka interesuar lufta është Kukësi. Por ky qytet ka kërkuar më shumë për 2023, ndoshta për shkak të planeve vitin e ardhshëm.

Qyteti i dytë që kërkonte më shumë për 2023, ndoshta për shkak të llotarisë amerikane është Korça. Një nga fjalët më të kërkuara në vitin 2022 është “panairi i librit”. Gjithashtu, emra për vajza janë më të kërkuara këtë vit se emra për djem.

Kuptohet qartazi se pse Berati nuk shikonte futboll sepse Berati është i pari qytet që kërkon më shumë…kategorinë porno. Më pas vjen Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Dhe për çudi, Tirana është e fundit”- tha eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.