Reperi Fero është një personazh. Karakteri i tij ka bërë që ai të marrë menjëherë famë të madhe, duke prodhuar më pas këngë pas kënge e duke marrë miliona klikime.
Në një intervistë për “60 sekonda në Prive”, Fero ka treguar më shumë nga jeta e tij private, duke e mbushur intervistën e tij edhe me nuanca humori. Mes të tjerash, Fero tha:
“Nuk kam fare konkurrencë. Ndonjëherë lë bakshish (qesh). Kujt i kam kërkuar bashkëpunim, ka pranuar, kurrë nuk më kanë refuzuar, ndërsa unë e kam refuzuar nja 30 herë dikë…
A jam bërë milioner? Po, jam bërë. Nuk e tregoj sa milionë (qesh). Nuk e mendoj kurrë të dorëzohem. Nuk kam bërë asnjë gabim në jetë. Vetëm nënës time i dedikoj këngë.
Shumica kanë bërë famë prej emrin tim dhe do të vazhdojnë të bëjnë famë me emrin tim. Po varet cfarë do të bëjnë. Kush është më lart, unë apo Arbenita? Ajo!
Kanë flirtuar shumë kolege me mua, por tani jo. A kam “sex tape”? Plot (qesh)”, tha Fero në intervistën e tij.