Sa herë dëgjojmë emrin e Gentian Zenelaj, sigurisht që na vjen në mendje aktori i njohur i humorit dhe moderatori i emisionit “Stop”.

Por i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga moderatorja Rudina Magjistari, teksa ka folur për fëmijërinë e tij dhe kujtimet e tij duke i lidhur me vendlindjen, Genti ka zbuluar edhe profesionin e tij të parë.

Aktori ka rrëfyer se ka lindur në Lezhë dhe se kur ka qenë i vogël, ai ka qenë çoban i dhive të dajave të tij.

Ndërsa flet për vendlindjen, Genti ka shumë kujtime, ndërsa ka edhe një kërkesë për Bashkinë e Lezhës.

Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë”– tha Gent Zenelaj në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan.