Jam gati të marr një plumb për të!” Është ky mesazhi i papritur që ish-presidenti i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka dhënë sot, duke mbrojtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Është një person i klasit të parë dhe bën një gjë, pasi beson së është gjëja e duhur për Rusinë. Për fat të keq, shumë persona që bëjnë biznes, ashtu si unë, bëjnë edhe gabime herë pas here. Dhe kur bën një gabim përpiqesh të gjesh mënyrën më të mirë për ta zgjidhur atë”, tha Ecclestone.

Ish-bosi i Formula 1 ka ndryshuar trendin e luftës, duke sulmuar, pa ia përmendur emrin, presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenzky. “Në Ukrainë kanë një person që dikur punonte si komik. Duket sikur ka dëshirë të vazhdojë atë punë”, tha Ecclestone.

Nëse ai do të vazhdonte të mendonte për situatën do të bënte një sforco më shumë për të biseduar me Putin. Presidenti rus është një njeri i ndjeshëm dhe do ta dëgjonte dhe do të kishte diçka për të”, tha Ecclestone.