Ish-deputetja Dude Balja, në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për veprimin më të fundit që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës për të ndaluar testin e virgjërisë.

Sipas kodit të ri, ky veprim cilësohet si shkelje e të drejtave të njeriut, ndaj edhe duhet të sanksionohet. Gjatë intervistës, ish-deputetja tha se nga ajo që kanë konstatuar, janë më shumë prindërit ata që kërkojnë një “provë” nga gjinekologu se vajza e tyre është e paprekur.

“Qeveria e ka marrë seriozisht gjendjen e femrave në Kosovë. Kemi bërë një analizë dhe kemi parë shumë raste që kanë kërkuar këtë test në disa situate në vende rurale.

Ishte e çuditshme sepse shumica e vajzave kanë pasur nënshkrimin e prindërve. Prindërit kanë dashur një aprovim nga gjinekologu se vajza nuk është prekur.  Përgjigjet janë shokuese sepse shumica kanë pasur nevojë si provë se vajza është e virgjër”, u shpreh ish-deputetja Balja.