Dokumentari “Halftime”, që tregon historinë se si Jennifer Lopez u përgatit për shfaqjen e Super Bowl-it në krah të Shakira-s, është prezantuar në Tribeca Film Festival në New York.

Në momentin e mbërritjes së saj në United Palace në Manhattan, shumë afër Bronksit, lagjja ku ajo është rritur, JLo i ka mahnitur të gjithë me një veshje të mrekullueshme duke i lënë shumë pak imagjinatës.

NEW YORK, NEW YORK – JUNE 08: Jennifer Lopez attends “Halftime” Premiere during the Tribeca Festival Opening Night on June 08, 2022 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Tribeca Festival)

Ideja më e keqe në botë – Pavarësisht se Lopez dhe Shakira kanë realizuar një spektakël të jashtëzakonshëm, në të cilën kanë shkëlqyer të dyja, Lopez nuk ka menduar se ishte një ide e mirë të merreshin dy këngëtare për spektaklin e NFL.

“Është ideja më e keqe në botë që të kesh dy njerëz që performojnë në Super Bowl. Ka qenë ideja më e keqe në botë”, shihet ajo duke thënë në një nga pjesë e dokumentarit, por jo sepse duhej ta ndante skenën me Shakira-n, por sepse ishin zgjedhur dy yje të mëdha latine për spektaklin.

Edhe pse të dyja janë paraqitur shumë mirë dhe janë përqafuar në fund të spektaklit të zhvilluar në shkurtin e 2020-ës në Miami, Lopez nuk është ndier shumë mirë për zgjedhjen e bërë.

Pakënaqësia e saj është kapur në dokumentar: “Ka qenë ideja më e keqe e të gjitha kohërave”, ka thënë e zemëruar këngëtarja, që shihet disa herë duke debatuar me NFL-në për më shumë kohë për të përgatitur skenën.

Edhe menaxheri i saj, Benny Medina, ka qenë shumë i qartë në lidhje me pakënaqësinë e JLo. “Ishte një fyerje të mendoje se duheshin dy latine për të bërë një punë që është bërë historikisht nga një artist”, ka thënë ai.

Marrëdhënia e JLo me Shakira-n – Edhe pse në një pjesë të dokumentarit Lopez shihet duke folur në Zoom me Shakira-n, duke thënë “Ne mund t’i bashkojmë të gjithë në këtë moment”, e vërteta është se provat mes të dyjave nuk kanë shkuar shumë mirë.

Të dyja janë profesioniste të jashtëzakonshme, por ka shumë mundësi që Shakira të mos jetë një nga të ftuarit në dasmën e Jennifer me Ben Affleck.

Dokumentari “Halftime” është krijuar nga platforma e njohur Netflix dhe do të fillojë të shfaqet nga 14 qershori i ardhshëm.