Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se brenda 5 viteve ai do të tërhiqet nga sporti. Aktualisht 31 vjeç, Joshua mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Këtë vit ai pritet të duelojë dy herë ndaj patriotit të tij Tyson Fury, që mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë.

Joshua është gjithashtu kampion olimpik, teksa ka fituar medaljen e artë në “Londër 2012”. Ai ka një rekord prej 24 fitoresh e 1 humbje në karrierën e tij.

Jam 31 vjeç dhe natyrisht që karriera ime është drejt fundit. Unë gjithnjë e planifikoj të ardhmen time dhe shoh se po shkoj drejt fundit të saj”, tha Joshua.

Mendoj se karriera ime do të zgjasë sa një cikël olimpik, pra 4-5 vjet. Kur të zhvillohet Olimpiada e ardhshme (Paris 2024) atëherë do të vijë edhe fundi i karrierës time”, tha Joshua.