Edhe pse 31-vjetorin e saj e kishte në datën 2 shtator, moderatorja e njohur Luana Vjollca po vazhdon me festimet. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila ka publikuar disa foto nga aventura e saj e radhës.
Në një postim në Instagram, Luaa zbulon se po udhëton në vendet e pazbuluara të Shqipërisë dhe ka marrë bukë e djathë e domate me vete.
“Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, shkruan ajo, duke treguar edhe njëherë se përtej luksit që shohim çdo ditë në rrjetet sociale, qëndron thjeshtësia.
Dhe Luana këtë na e vërtetoi edhe me fotot me bukë me vezë gjatë pushimeve në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos.
View this post on Instagram