Një një bisedë vitrtuale ne rrjetin social “Instagram”, Miss Universe Shqipëria 2021, Ina Dajçi, është pyetur nëse “do të rikthehej në konkurset e bukurisë”.

Përgjigjja është një “jo” e prerë dhe jo pa arsye…  “Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21”, thotë ajo.

Me pas, 27-vjeçarja shtoi: “Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!”

Ina u shpall “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021. Më tutje, Ina nuk ka preferuar të tregojë “dëmët” që ju ndodhin vajzave në prapaskenë, duke e lënë enigmë.