Moderatorja Liberta Spahiu është një nga vajzat më të komentuara dhe shpesh është në qendër e vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi, ajo është pyetur se me kë prej “ish”-ave të saj, do të dëshironte të kalonte një natë.
Përgjigja e saj, ka qenë epike: “Unë si unë si Libertë do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq.
Edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre kam qenë shumë korrekte transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë “gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë.”
Edhe nëse më pyesin unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë. Unë do doja që ish të dashurit e mi t’i kisha shokë.
Nuk dua t’i kem armiq. Madje kam tentuar t’i kem në emision por s’më kanë ardhur kurrë”, u shpreh mes të tjerash moderatorja e njohur e ekranit.