Nga Vatikani, kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka deklaruar se dëshiron të shkojë në Moskë, për të takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai shprehet se do ta takojë për të diskutuar për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Për momentin nuk do të shkoj në Kiev. Kam ftuar në Vatikan dy kardinalët ukrainas Czerny dhe Krajewski. Së pari duhet të shkojë në Moskë dhe të takoj Putin. Edhe unë jam një prift, çfarë mund të bëj në këtë situatë? Do të bëj atë që mundem, nëse Putin do të ma hapë derën”, u shpreh Papa Françesku.

Kreu i Vatikanit shprehet se do të bëjë maksimumin e tij për të ndalur luftën në Ukrainë. “Ditën e parë të luftës kam telefonuar presidentin e Ukrainës, Zelensky. Ndërsa Putin nuk e kam telefonuar ende. Shkova në Ambasadën Ruse për të diskutuar, duke bërë një gjest që ta shihte e gjithë bota, duke u lutur që ta ndalnin luftën”, tha Papa.

I kam çuar një mesazh Putin përmes kardinalit Parolin se jam gati të shkoj në Moskë për ta takuar. Dua që ai të më hapë dritaren dhe të bisedojmë, ndërkohë që ende nuk kemi marrë përgjigje. Ne po insistojmë, por dukte se ai nuk dëshiron të takohet me mua. Shumë dhunë që duhet ndalur”, tha kreu i Vatikanit.