Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën e tij artistike dhe atë private. Mes të tjerash, ai u shpreh se e ka njohur Cardi B shumë më përpara se ajo të bëhej një repere kaq shumë e suksesshme sa c’është sot.

“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë.

Rastësisht kishte ardhur atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip.

Unikkatili? Ai më ka inspiruar shumë sa i përket repit shqip. Ai është arsyeja që kemi tentuar të këndojmë në gjuhën shqipe.

Kjo lagje që kam qëndruar është lagje shqiptare. Viktori (Unikktili) me vëllain e tij kanë jetuar aty. Vëllai i Unikkatilit është menaxheri i tij dhe i imi. I shkova në koncert kur kam qenë 15 vjeç me ID fallso dhe e takova”, u shpreh Don Phenom.