Sipërmarrësja Arba Gramo, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”,  ka habitur me deklaratat e saj. E pyetur nga moderatorët, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe dashnore u duket sikur kanë trofe.

“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divorcit.  Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie.

Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione.

Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas shqiptare.