Vëllai i Madh’ i ka dhënë një tjetër lojë së fundmi banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Secilit prej tyre i është dhënë mundësia  që të bëjë 15 pyetje në fshehtësi për çdo konkurrent aty. Më pas Amos Zaharia ka lexuar me radhë pyetjet, duke ua drejtuar banorëve që u përkisnin dhe ata nuk duhej që të shmangnin përgjigjen.

Kjo lojë ka qenë mjaft interesante dhe argëtuese për shumë nga banorët, duke ngjallur kuriozitet, por edhe debate për temat e diskutuara në shtëpi. Ndër pyetjet e ndryshme që i janë bërë Tea Trifonit, ajo që ra në sy ishte edhe se cili ka qenë gabimi më i madh që ajo ka bërë në jetën e saj, edhe pse është vetëm 23 vjeçe.

Ish-konkurrentja e Përputhen nuk ngurroi të përgjigjej, ndërsa e lidhi përgjigjen e saj pikërisht me emisionin që e bëri atë të famshme. “Mënyra se si e trajtova të gjithë kohën kur isha te Për’puthen”- u shpreh Tea Trifoni, teksa duket se ajo e konsideron si gabim hyrjen e saj në emisionin e dashurisë.

Kujtojmë që Tea është një nga konkurrentet e nominuara këtë javë dhe rrezikon daljen nga shtëpia. Së bashku me të, në nominim janë edhe Efi, Armaldo dhe Bjordi. Para dy ditësh, Tea pati mundësi të darkonte me Luizin, pasi dyshja u shpallën fitues të ‘Talent Show-t’ që u zhvillua në shtëpi javën që lamë pas.