Tenori shqiptar, Agim Hushi konsiderohet si një ndër zërat më të rrallë që ushtron aktivitetin e tij nëpër botë. Hushi, i cili jeton prej vitesh në Australi, ka arritur ta mbajë lart me krenari emrin e tij shqiptar. Duke u kthyer pas në kohë, ai rrëfeu se studimet e larta i ka kryer për gjuhë dhe letërsi.

Por më pas, i vetëdijshëm për talentin që kishte në muzikë, iu përkushtua këtij pasioni. Tenori i famshëm tregoi gjithashtu se është ndër të vetmit në historinë e TKOB-së që është emëruar solist përkrah emrave më të mëdhenj të vokalit shqiptar pa pasur nevojë për asnjë ditë edukim muzikor.

“Unë kam mbaruar studimet për letërsi pastaj u ktheva për kanto. Kisha frikë të konkurroja në atë kohë në kanto. E ndjeja veten se kisha vocal të fuqishëm sepse dëgjoja Italia Sera. Unë vazhdoja nga pasioni, i dëgjova dhe i imitoja dhe arrita të isha autodidakt.

Kur erdhi puna e shkollimit, mendova një shkollë të garantuar sepse nuk doja të shkoja ushtar dhe prandaj studiova për gjuhë letërsi.“, tha ai.

Kur u pyet nga gazetari Enkel Demi për miqësinë me presidentin e Singaporit, ai tregoi një detaj interesant. “Ata më ftuan një herë për darkë dhe gruaja e tij nuk pranoi të gatuante eskorta. Tha ‘do të gatuaj unë’ dhe më ulen në krye të vendit. Presidenti u ul anash meje.”, tha tenori.