Valon Shehu është një nga konkurrentët e spektaklit të kërcimit “Dance Albania”, i cili ka rënë në sy për deklaratat e tij të çuditshme gjatë rrugëtimit të tij në këtë program.

Mbrëmjen e sotme, ai ka rrëfyer për lidhjet e tij me vajzat, teksa ka deklaruar se ish-at e tij kanë pasur pesha të ndryshme.

Në jetën time private në lidhje me ishat e mi kam pasur dimensione të ndryshme, katrore, trekëndësh, rrumbullak, e hollë. Krejt zhanerat i kam pasur.

Peshat fillonin nga 50 deri në 120. Po ashtu ka ndodh një herë 120-çe, por nuk e kam peshuar asnjëherë, ajo më peshonte mua”– ka treguar Valon Shehu, i cili ishte edhe i eliminuari i kësaj mbrëmje.