Gazetarja e njohur shqiptare, Zhaklin Lekatari ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” që drejtohet nga Bieta Sulo.

Zhaku njihet për deklaratat e saj të sinqerta dhe pa doreza, teksa edhe në këtë program, ajo tregoi se në gjithë këto vite punë, nuk ka mundur të blejë një shtëpi dhe se jeton ende me të ëmën.

Edhe pse aktualisht është e angazhuar me 4 punë, ajo zbulon edhe arsyen se pse nuk arrin dot të ketë një shtëpi të sajën në Shqipëri.

Sepse në 7 vitet e fundit, paga është rritur me 12% ndërsa çmimet e apartamenteve janë rritur me 60 % sipas të dhënave nga Instat dhe Banka e Shqipërisë.

Duke bërë një llogari të thjeshtë, unë e kam thuajse të pamundur, me disa punë që bëj, nëse dua të kem një jetë normale dhe të investoj në një shtëpi’ – deklaron Zhaklin Lekatari në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel.