Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonbja, ka zbuluar se fundmi disa sekrete nga jeta e saj, në një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram. E pyetur nga ndjekësit se kur i pëlqen të kryejë marrëdhënie, Monika ka thënë se orari i përshtatshëm për të është në drekë.
Ndërkohë ka zbuluar se sekreti që ka ajo për linja perfekte është seksi i shëndetshëm dhe ushqimi. Ndjekësi e pyet: “A të pëlqen seksi i mëngjesit apo në darkë?”
Monika Lubonja u pergjigj: “Në drekë. Bëj seks të shëndetshëm dhe pak ushqim”.
Me tej, u bisedua edhe per raportin me Arjola Demirin. Arjola Demiri dhe Monika Lubonja ishte një ndër emrat më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Dy aktoret krijuan një miqësi të mirë që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë. Mirëpo, shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe pas daljes nga shtëpia e famshme, raporti i tyre u lëkund.
Megjithëse, ishte më se e qartë që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u duk sikur Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre.
Por së fundmi, Monika ka lënë të kuptohet se nuk ka miqësi mes tyre. Një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me të, duke i lënë edhe një kompliment. Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin…