Nuk kan postuar fotografi bashkë, por është e qartë se Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino kanë kaluar një tjetër fundjavë në çift.

Këtë herë, bashkë me ta ka qenë edhe Santiago. Rodriguez ka publikuar fotografitë me bikini teksa ndodhet në një lëndinë me djalin.

De Martino i ka bërë një masazh këmbëve të fëmijës. Ka qenë masazhatori që ka zbuluar gjithçka duke rrëfyer në rrjetet sociale se i ka bërë një masazh të plotë çiftit.

Kanë zgjedhur të mos i bëjnë reklamë dshurisë së rindezur dhe për këtë arsye shmangin publikimet e postimeve ku janë bashkë, por nuk i rezistojnë tundimit që të fotografojnë të njëjtat panorama.

Ngacmojnë kuriozitetin e ndjekësve të tyre që presin t’i shikojnë të dalin bashkë në një postim në Instagram. Belen Rodriguez intrigon me pozat dhe fizikun e saj perfekt i mbuluar vetëm një nga bikini mirko që ka nxjerrë akoma më në pah format.