Fansat e Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë të emocionuar që e shohin çiftin sërish bashkë. Rrugët e tyre dukej se përfundimisht ishin ndarë dhe në vend të kësaj ata të dy janë përsëri bashkë.

E kanë marrë qetë në fillim, duke u ekspozuar shumë pak edhe në rrjetet sociale; vetëm disa javë më mbrapa kanë dalë fotot e para, edhe nëse kthimi i flakës tani ishte nën sytë e të gjithëve.

Showgirl-i argjentinas dhe balerini po kalojnë verën së bashku: me ta janë edhe Santiago dhe Luna Marì (vajza e lindur nga lidhja e Belen me ish-partnerin e saj Antonino Spinalbese).

Ata kanë zgjedhur një vend shumë të dashur për ta, atë ku kaluan Pashkët vitin e kaluar, të bashkuar për herë të parë si familje: është ishulli Albarela. 37-vjeçarja është më rrezatuese se kurrë.

Një pjesë thelbësore e rutinës së përditshme të Belen Rodriguez, që e lejon atë të ruajë fizikun e saj të tonifikuar, është aktiviteti fizik. Ajo nuk u ndal as gjatë shtatzënisë, kur mbahej në formë me joga.

Pas lindjes së Luna Mari filloi përsëri menjëherë me një stërvitje të lehtë, e ndjekur nga një trajner personal i cili rekomandoi ushtrimet më të përshtatshme për të filluar ngadalë, pa e tepruar. Krahas ushqyerjes së shëndetshme është shumë konstante edhe me trajtimet estetike.

Ajo është adhuruese e masazheve të praktikuara me metodën Renata França, por ka eksperimentuar edhe me krioterapinë. Radiofrekuenca ka rezultuar e dobishme sidomos pas shtatzënisë, për të rikthyer elasticitetin dhe për të kthyer në stomakun e sheshtë.

Luna Mari tashmë është një vjeç, me ditëlindjen që është festuar me stil me një festë rozë. Muajt ​​e fundit, showgirl-i argjentinas është rikthyer në formë perfekte, mburret me një fizik të lakmueshëm dhe duket gjithmonë njësoj.

Megjithatë ka pasur disa transformime. Këtë e ka pranuar edhe vetë, duke u parë në pasqyrë me bikini. “Ndërkohë kam shtuar 4 kilogramë”, ka shkruar ajo. Por pa keqardhje, sepse menjëherë shtoi: “Edhe lumturi”. E kush e di nëse një pjesë e meritës i takon rikthimit të Stefanos në jetën e saj!