Incident për djalin e Ben Affleck dhe ish-bashkëshortes së tij, aktores Jennifer Garner. Samueli, i cili është vetëm dhjetë vjeç, ishte me babanë e tij dhe partneren aktuale Jennifer Lopez kur shkaktoi një aksident të vogël.

Siç raporton TMZ, çifti po zgjidhte një makinë të re kur një Lamborghini e verdhë tërhoqi vëmendjen. JLo hipi në sediljen e pasme, ndoshta për të provuar komoditetin e saj.

Beni ka pritur pranë makinës, ndërsa fëmija ka zënë vendin e shoferit. Motori duket se është lënë në punë në mënyrë të papërgjegjshme. Samueli ka vendosur marshin e indietros, duke u përplasur me një makinë po aq luksoze.

Një zëdhënës i Ben Affleck siguroi se nuk ka pasur dëmtime serioze te dy makinat luksoze dhe se të gjithë janë mirë.

Tabloidi amerikan kontaktoi edhe koncesionarin, i cili tha se makinat ishin të parkuara afër njëra-tjetrës, por pavarësisht kontaktit, nuk do të kishte pasoja të rënda.