Është historia e një rekordi të arritur nga dyshja njeri-qen, por edhe një histori rikuperimi nga dhimbja personale. Një djalë 33-vjeçar nga Nju Xhersi, disa vite më parë vendosi të realizojë një arritje epike në mënyrën e tij: xhiron e botës me qenin e tij të quajtur Savannah.

Ai quhet Tom Turcich, dhe ai dhe qeni i tij udhëtuan 7 vjet, gjatë të cilëve ata kaluan gjashtë kontinente dhe ecën 48,000 kilometra.

Ideja lindi pas një ngjarjeje që e bëri atë të reflektonte për rëndësinë e të jetuarit dhe shijimit të çdo momenti të jetës në maksimum: një  bashkëmoshatare e tij u nda papritur nga jeta dhe kjo gjë e preku.

“Kur një mike shumë e dashur vdiq në një aksident, unë pata vetëdijen për brishtësinë e jetës, – tha djali, – dhe ishte si një zgjim: kuptova sa e shkurtër është ekzistenca jonë dhe sa e rëndësishme është ta jetosh intensivisht, duke i bërë ëndrrat tona realitet”.

I inkurajuar dhe i ndihmuar nga një profesor nga universiteti i tij, Santo Marabella i Universitetit Moravian në Bethlehem në Pensilvani, planifikoi ndërmarrjen, e cila filloi në 2015, dhe gjeti sponsorë.

Më pas ai krijoi faqen e tij TheWorldWalk.com në të cilën do të fiksonte kujtimet e tij të udhëtimit çdo ditë dhe u nis një ditë para ditëlindjes së tij të 26-të, siç kishte premtuar.

Përpara se të nisej, Tom i ri lexoi dy libra mbi këtë temë: historinë e Steven Newman, i pari që udhëtoi nëpër botë, dhe të Karl Bushby, i cili bëri xhiron  e Tokës në vitin 1990. Tom donte të mësonte për kultura të ndryshme dhe të rritej si qenie njerëzore.

Savannah u bë qeni i parë që përshkoi botën. Ajo dhe mjeshtri i saj Tom Turcich, njeriu i dhjetë që ka arritur këtë moment historik. Të dy sapo janë kthyer në shtëpi, ku janë pritur krahëhapur nga një turmë miqsh, të afërmish dhe mbështetësish.