Modelja e njohur, Beniada Nishani, është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo u bë shumë e njohur në pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”.

Beniada shpeshherë nëpër intervista të ndryshme është provokuar me pyetjet rreth jetës së saj, e cila deri më tani e ka mbajtur private.

Moderatori Edi Manushi ka zbuluar “sekretin” e Beniades, duke u shprehur se modelja është në një lidhje me një italian.  “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha Manushi.

Por pas kësaj deklarate, Beniada ka mbetur e habitur duke thënë se ajo për moderatorin është e lidhur në Itali, por vetë nuk ia kishte idenë e emrit të avokatit në fjalë.

“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”, tha Beniada.

Manushi ka folur serish, duke u shprehur: “Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, tha ai.