Modelja Beniada Nishani është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kësaj here ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një problem që po ndodh në shoqërinë tonë.

Beniada theksoi se tashmë të gjitha i drejtohen kirurgjisë për tu dukur si në filtrate e Instagramit, duke nxjerrë në pah një perfeksion që nuk ekziston.

Postimi i Beniadës:

“A mendoni se duhet ta duam veten siç jemi? A mendoni se duhet t’i thei stop filtrave? Unë mendoj se po, ka ardhur koha të pranojmë veten siç jemi. Në këtë periudhë po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave.

 Ne postojmë foto joreale, duke u përpjekur të duken si një imazh i plastifikuar, gojë gjigandë dhe hundë si Chihuahua, lëkuar e lëmuar dhe me shëklqim si porcelani për të tërhequr çfarë? Më shumë pëlqime dhe komente fake? Pjesa më e keqe është se kjo më pas na bën të shkojmë tek kirugru duke kërkuar fytyrën tonë si në filtrate e Instagramit

Unë kam qenë gjithmonë pro kirurgjisë por për gjëra të nevojshme ose për mirëmbajtjen e lëkurës gjithmonë nën një specialist të mirë. Sot shikoj që përpqiemi të nxjerrin në pah një perfeksion që nuk ekziston.

Unë për disa vite isha e pasigurt me veten time, pastaj fillova të punoja me veten, fillova të ushqehem shëndetshëm dhe të stërvitem në palestër. Pashë rezultatet dhe sot në moshën 30 pa përdorur asnjëherë mbushës dhe botox jam e kënaqur me fytyrën time.

Doja t’ju thoja adoleshentëve të sotëm se ju jeni e bukur kështu. Kujdesuni për shpirtn tuaj bëni gjëra të bukura, jinni të lumtura, mos shikoni se çfarë po bëjnë të tjerët dhe vazhdoni rrugën tuaj. Mundohuni të jeni version më i mirë i vetëvetes. Mos dëgjoni atë që ju thonë shoqet dhe le të përpiqemi ta ndryshojmë këtë shoqëri duke u treguar sa më natyral në jetën reale dhe në jetën spciale”.