Prej disa vitesh tashmë, aktori i humorit, Gentian Zenelaj dhe moderatori Saimir Kodra, drejtojnë bashkë emisionin investigativ “Stop”. Gentian Zenelaj  zbuloi në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe Saimiri janë shumë të ndryshëm, por kanë kimi.

“Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë por përderisa kam kimi me Saimirin… Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë.

Saimiri është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv.

Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një regjistër diku qe t`ia ul pak”, u shpreh Genti.