José Mourinho në mendimet e Dimitar Berbatov. Ish-sulmuesi bullgar, i cili u tërhoq nga futbolli në shtator 2019, pasi mbeti pa kontratë për një vit e gjysmë, mbeti i zhgënjyer nga Manchester United, i cili u mposht nga “qytetarët” e Pep Guardiolës në “Carabao Cup”: “Isha shumë i irrituar nga ajo që ndodhi në fund të lojës. Unë pashë lojtarët të përqafuar me njëri-tjetrin, çfarë dreqin bënë ata? Është një derbi dhe duhet ta fitosh! Siç thotë Mourinho, ndonjëherë duhet të jesh bastard për të fituar tituj. Dhe te Manchester United nuk shoh asgjë nga këto, veçanërisht kur bëhet fjalë për sfida të rëndësishme. Duhet të jetë dikush, një lojtar që mund t’i marrë gjërat në duar dhe të tregojë atë agresion, që tani po humbet”. Manchester City fitoi gjysmëfinalen e këtij kompeticioni ndaj “Djajve të Kuq”, me rezultatin 2-0. Tani do të diskutojë trofeun ndaj Tottenham, në finale.