Silvio Berluconi ka dhënë një intervistë për Il Citadino, në të cilën ka folur për emocionin e madh që ka provuar duke ngjitur më në fund në Serinë A klubin e Monza-s.

Dhe, në mënyrë pak të papritur, ka pranuar se kjo është arritja më e bukur e realizuar nga ai në botën e futbollit.

“Ngjitja e Monza-s në Serinë A ka qenë për mua ndoshta kënaqësia më e madhe në aspektin sportiv sepse kurrë si këtë herë nuk e kam ndier pasionin e një qyteti të tërë”, ka thënë Berlusconi.

“Flasim për një qytet të rëndësishëm, që është simbol edhe i sporteve të tjerë, si automobilizmi: dhe në lidhje me këtë, dua të kujtoj se do të duhet të impenjohemi seriozisht për të modernizuar autodromin.

“Një qytet që pas 110 vitesh meritonte të përfaqësohej edhe në futboll në nivelet më të larta”, ka shtuar ish-presidenti i Milan-it.

Kështu, duket se nisja jo shumë e mirë e Monza-s në Serinë A nuk e ka pakësuar entuziazmin e madh rreth klubit, aq më pak entuziazmin e numrit një.