Administratori i deleguar i Monza-s, Adriano Galliani, ka dashur të sigurojë të gjithë mbi gjendjen e Silvio Berlusconi-t, i cili, teksa ishte i shtruar në spitalin e Principatës së Monakosë, është interesuar vazhdimisht për fatin e klubit të tij:

“Më ka pyetur nëse Balotelli do të luante dhe i kam thënë se akoma nuk është gati pas problemit muskulor, por i kam thënë se është sjellë shumë mirë”, ka thënë Galliani për Gazzetta dello Sport.

“Presidenti e ka ndjekur gjithmonë Monza-n, nga shtëpia e tij në Arkore shikon dritat e stadiumit. Do të dijë gjithmonë gjithçka mbi atë që ndodh në Monzello. Flasim tri ose katër herë në javë dhe e informoj mbi të gjitha operacionet e merkatos”.