Prokuroria e Milanos ka kërkuar një dënim me 6 vjet heqje lirie për Silvio Berlusconi-n, i9 cili akuzohet për korrupsion në procesin e zhvilluar për çësthjen Ruby ter.

Gjithashtu, janë kërkuar edhe 5 vite burg për Karima El Mahroug, ose siç njihet ndryshe me pseudonimin ‘Ruby rubacuori’, e akuzuar për dëshmi të rreme dhe korrupsion të akteve gjyqësore.

Në total janë kërkuar 28 dënime nga Porkuroria e Milanos, duke përfshirë edhe ato të Silvio Berlusconi-t dhe Karima El Mahroug, procesin Ruby ter.

Mes kërkesave të akuzës është edhe ajo për të dënuar Maria Rosaria Rossi, senatore ish-e besuar e Berlusconi-t, me 1 vit e 4 muaj për dëshmi të rreme. Një akuzë që i është bërë edhe për gazetarin Carlo Rossella, për të cilin janë kërkuar 2 vite.

Janë kërkuar dënime deri në 5 vite për njëzet vajza, të cilat kanë qenë të pranishme në festat e zhvilluar në vilen ë eBerluscon-it në Arcore, heshtja e të cilave duket se është blerë nga ish-kryeministri.

Prokuroria e Milanos ka kërkuar edhe që Berlusconi-t t’i konfiskohet edhe një shume prej 10 milionë e 800 mijë eurosh si “çmim për korrupsionin”.