Bernardo Silva nuk do të largohet nga Manchester City. Mesfushori portugez i mbylli dyert për transferimin e tij (nuk ka gjasa, sepse klubi anglez do të kishte pak kohë për të nënshkruar me një zëvendësues të denjë) te Barcelona.

Në fund të ndeshjes së fituar dje kundër Nottingham Forest, portugezi u shpreh për RAC1: “Nuk kam marrë oferta nga Spanja, unë qëndroj te Manchester City. Jam i lumtur, vendimi është marrë”.

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, në konferencën për shtyp para ndeshjes ishte ndalur edhe mbi thashethemet se Bernardo Silva ende i afrohet Barcelonës: “Nëse mund të përjashtoj transferimet? Nuk e di, nuk e di se çfarë do të ndodhë.

E kam thënë shumë herë sa i rëndësishëm është për ne Bernardo. Për fat të mirë brenda pak kohësh tregu i transferimeve do të përfundojë dhe të gjithë do të jenë në gjendje të përqendrohen në atë që duhet të bëjnë në fushë”.

Pra, Bernardo Silva do të mbetet vetëm një ëndërr për Barcelonën. Për këtë është i vetëdijshëm edhe Xavi, i cili në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valladolidit deklaroi:

“Nuk e humb kurrë shpresën, por është e vështirë, e komplikuar. Kanë mbetur vetëm pak kohë”.