Vera ka hyrë dhe sigurisht që na presin të paktën dy muaj e gjysmë të mbushur me rreze dielli, vapë dhe – për ata që kanë mundësi – shumë det! Megjithatë, ashtu sikurse është deti në shumicën e rasteve, pra i kripur, ashtu janë edhe çmimet që vazhdojnë e rriten çdo vit…

Aktori Bes Kallaku tregon çmimet stratosferike me të cilat duhet të përballet. ktori thekson se në Shqipëri çmimet ndryshojnë sa herë, ndërsa bën thirrje që bizneset që ofrojnë shërbime turistike, të lejojnë më shumë hapësira publike për plazhistët.

“Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin.

Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme. Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot.

Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën. Nuk është digjitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth.

Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët”, u shpreh Bes Kallaku.