Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbizit shqiptar.

Këngëtarja dhe aktori i humorit po e shijojnë prej disa vitesh historinë e tyre të dashurisë tashmë, ku janë bërë dhe prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Shpesh herë ata janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se Xhensila është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dhe pse këto thashetheme janë hedhur poshtë nga vetë çifti duket se kësaj here fjalët janë të vërteta.

Së fundmi burime ekskluzive pranë “Bordo” kanë zbuluar gjininë e bebit numër 2 që këngëtarja dhe aktori presin. Mësohet se Xhensila është në pritje të një djali.