Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, si dhe partneri i saj, këngëtari Genc Prelvukaj, janë në pritje të një vajze. Eni ka hyrë tashmë në javën e 30-të të shtatzënisë.
Eni ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram një bisedë virtuale, ku janë bërë pyetje të shumta rreth shtatzënisë. Ajo ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund të bëj vetes është të qëndroj për pak kohë larg rrjeteve sociale.
Gjithë kjo privatësi dhe mospublikimi i mazheve me barkun e rrumbullakosur, i ka bërë ndjekësit të jenë akoma dhe më shumë kurioz se perse këngëtarja ka bërë një zgjedhje të tillë.
“Përse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni apo ke frikën e mësyshit?”, e pyeti një ndjekës, ndërsa Eni u shpreh se dëshiron që këtë ekperiencë të veçantë ta ruajë privatisht, ku shtoi se dhe barku nuk i dallohet shumë.
“Jo nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë”, tha Eni.