Në Gjenevë të Zvicrës është kryer takimi i shumëpritur i presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin. Para takimit, krerët e dy vendeve, të shoqëruar edhe nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, kanë dalë para mediave, duke shtrënguar duart.

Është gjithnjë e rëndësishme kur njerëzit takohen ballë për ballë”, tha Biden, duke replikuar deklaratën e Putin, që tha se takimi ishte konstruktiv. Takimi “kokë më kokë” mes Putin dhe Biden ka zgjatur 4 orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Më pas, takimi ka vijuar edhe për 90 minuta të tjera, me stafet përkatëse. Krerët e dy vendeve deklaruan me optimizëm se takimi ka qenë pozitiv, duke gjetur gjuhën e përbashkt për shumë çështje, duke theksuar rëndësinë e dialogut mes dy qeverivë.