Joe Biden ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani brenda datës 11 shtator, 20 vjet pas sulmit terrorist të Al Kaedas ndaj Kullave Binjake në Amerikë. Ky sulm solli më pas luftën më të gjatë të historisë së Amerikës.

Lajmi pritet të zyrtarizohet orët në vijim. Ndërkohë, talebanët kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e paqes që do të organizohet në Turqi nga Amerika, për sa kohë që në Afganistan do të ketë trupa ushtarake të huaja.

Ish-presidenti Trumpo kishte negociuar më parë me talebanët dhe kishte deklaruar se do të largonte trupat brenda 1 majit. Me marrëveshjen e re, trupat ushatarake amerikane do të qëndrojnë në Afganistan edhe 4 muaj më shumë.

Aktualisht, në Afganistan janë rreth 2500 trupa ushtarake amerikane, që do të largohen brenda 11 shtatorit, si një ditë symbol.