Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur të anullojë vendimet e marra nga paraardhësi i tij Donald Trump. Duke bërë bilancin financiar të vitit 2022, ai ka vendosur të mos dërgojë asnjë qindarkë për financimit e murit në kufirin me Meksikën.

Madje ai ka anulluar edhe fondet që ishin akorduar më herët për ndërtimin e këtij muri për vitin 2021. Sipas Biden, fondet janë keqmenaxhuar dhe kanë shkuar për ndërtimin e një muri, duke lënë pas dore sektorët e tjerë të ekonomikë amerikane.

Biden u shpreh se nuk do të japë asnjë qindarkë për ndërtimin e një muri për të parandaluar emigrimin e paligjshëm, duke thënë se ka mjete të tjera për ta parandaluar këtë fenomen.