Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar shërbimeve inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të “dyfishojnë” sforcon për të mbledhur, analizuar dhe përgatitur një raport të hollësishëm në lidhje me origjinën e Covid-19. Biden u ka dhënë 90 ditë afat agjentëve për të përgatitur raportin, lajm që konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë.

Deri më tani, ne kemi dy skenarë në lidhje me origjinën e virusit: Ajo e krijimit të virusit në laborator si dhe ajo e transmetimit të tij nga kafsha te njeriu. Por ne duam një informacion përfundimtar, zyrtar e të saktë, që të na zbulojë të vërtetën. Për momentin hetimet e kryera kanë qenë jo bindëse, ndaj duhen më shumë informacione”, tha Biden.