Në 24 orët e fundit në Itali kanë rezultuar 11.641 teste pozitive me koronavirus, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 13,442 dhe kështu që ka pasur një rënie.

Viktimat janë 270, krahasuar me 385 dje. Por, duhet theksuar edhe se janë kryer në total 206,789 teste (molekulare dhe antigjenike) kurse dje ishin 282,407, mbi 75,000 më shumë, si zakonisht gjatë fundjavës, me një normë pozitive prej 5.6% (dje ishte 4.7%, pra + 0.9% sot), sipas te të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë 2,107 persona të shtruar në kujdesin intensiv, me një rënie prej 3 njësive krahasuar me dje, në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore ishin 105. Në spital me simptoma janë 19,266, më poshtë me 142 krahasuar me dje.

Rastet pozitivet aktuale kanë rënë në 427,024, por vetëm 10 më pak se dje.  Viktimat zyrtare të Covid-19 në Itali rriten në 91,273, ndërsa rastet totale tani janë 2,636,738.