Shqipëria do të vijojë të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Pas mesdite, parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore do të ketë momente të pakta me pika shiu. Mbrëmja do të rikthejë dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Në Kosovë, orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit. Në orët vijuese do t’i shtohen gradualisht vranësirat.

Maqedonia e Veriut – Pjesa e parë e ditës do të sjelli dominim të kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, ndërsa gjatë pjesës së dytë të parashikohet që këto vranësira të shtohen.

Rajoni dhe Europa – Veriu dhe Qendra e kontinentit do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Pjesërisht,  Ballkani Qëndror dhe Alpet e Europës do të jenë me varanësira të shpeshat të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Edhe Europa Lindore mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu.