Jo vetëm si aktore, por ajo tashmë do të njihet edhe si një nga konkurrentet e reality shoë-t më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 2. Bëhet fjalë për Olta Gixharin, e cila prej së shtunës së 24 shtatorit ka vendosur të nisë një aventurë të re.

E duket se aktorja po përshtatet mirë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa e kemi parë shumë aktive me të gjithë banorët e tjerë. Së fundmi, gjatë një bisede me ta, Olta ka shfaqur edhe dëshirën e madhe për të pasur një vajzë.

Ajo i ka kërkuar Vëllait të Madh t’i sjellë burrin në shtëpi dhe të ketë një takim të fshehtë me të, si në burgje. “Po vdes për një vajzë, po vdes…uaaa! Këtë kam ngatërruar gjithmonë. Le të ma mundësojë Big Brother një takim të fshehtë me burrin tim si në burgje. Asgjë të keqe nuk ka, meqë ju merrni përsipër të më mbani”, është shprehur Olta Gixhari.

Siç dihet, aktorja e njohur është e martuar dhe ka një djalë teksa prej vitesh jeton në Spanjë me qytetin e saj të vogël. Olta nuk e ka bërë partnerin e saj publik, ndërsa vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Amar.