Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë me dije se numri i personave të infektuar në botë me Covid-19 është ulur ndjeshëm gjatë javës së kaluar.

Madje ku numër është përgjysmuar krahasuar me javën e parë të janarit. Sipas OBSH, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë gjatë javës së kaluar (8-14 shkurt) ka qenë 2.6 milionë njerëz.

Ndërkohë që, në periudhën 4-10 janar të këtij viti, numri i të infektuarve në botë ka qenë 5 milionë. Kjo është java e pestë me radhë që numri i të infektuarve në botë bie ndjeshëm.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom, tha se masat e mara dhe ndërgjegjësimi i njerëzve duket se po jep efekt, ashtu sikurse edhe aplikimi i vaksinës anti-Covid në shtetet kryesore në botë, ku pandemia ka qenë më e fortë.