Bill Gates kishte parashikuar se bota mund të pushtohej nga virus, që do ta gjunjëzonte atë, kohë më parë se të dilte në skenë Covid-19. Parashikimi i tij u konfirmua, por një nga njerëzit më të pasur në botë ka lëshuar një tjetër alarm. “Jemi ende në rrezikun e pushtimit nga një variant i ri i koronavirus”, tha Bill Gates.

Një variant i ri, që do të jetë më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës. Ka rreth 5% që kjo gjë të ndodhë, ndaj mendoj se ende nuk e kemi parë më të keqen e kësaj pandemie”, u shpreh më tej Bill Gates. Ai u shpreh se duhen investime më të mëdha për shëndetësinë, që të evitohen sërish të tilla katastrofa.

Duhet krijuar një skuadër epidemiologësh, që të identifikojnë kërcënime të tilla dhe të përmirësojnë bashkëpunimin mes vendeve. Duhet të përgatitemi për të papritura të tjera në të ardhmen, që kërcënojnë njerëzimin. Nëse bëjmë investime të duhura, atëherë Covid-19 do të jetë pandemia e fundit në histori”, tha Bill Gates.