Bill Gates sapo ka botuar librin e tij të ri “Si të shmangim pandeminë e ardhshme” dhe në të zbulon disa reflektime të vlefshme për Covid-19 dhe se si kjo mund të jetë pandemia e fundit në historinë e njerëzimit.

Dy vite pas fillimit të krizës së koronavirusit, bota duket se e ka kapërcyer plotësisht pandeminë, ose të paktën variantet e saj më vdekjeprurëse. Vaksinimi funksionoi, masat e sigurisë funksionuan dhe virusi u dobësua.

Në këtë kuptim, pronari i Microsoft-it e ka të qartë se cilët duhet të jenë hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekë komuniteti botëror. “Nuk është e nevojshme që të kalojmë sërish të njëjtën gjë”, – thotë ai në një nga faqet e librit të tij.

Shifrat dramatike të vdekjeve dhe infeksioneve nga pandemia e koronavirusit kanë qenë të tmerrshme dhe pjesërisht kanë ardhur si pasojë e mungesës së përgatitjes së vendeve përballë kësaj sëmundjeje.

Të paktën kështu mendon Gates, i cili siguron në “Si të shmangim pandeminë e ardhshme” sa vijon: “Qeveritë nuk e ka marrë seriozisht punën e përgatitjes për të shmangur pandemitë e ardhshme”.

Sa iu përket çelësave për të mos pësuar sërish pandemi të ngjashme, biznesmeni miliarder rrëfen se nuk është vetëm çështje parash (Gates dhuroi deri në dy milionë dollarë për të luftuar koronavirusin), por parashikueshmërie.

“Unë mendoj se Covid-19 mund të jetë pandemia e fundit. E di që është e vështirë të besohet kur ne ende po përpiqemi ta kontrollojmë atë. Për dy vitet e fundit e gjithë bota është përballur me shumë vështirësi dhe nuk është e lehtë të jesh optimist për mjerimin që kanë përjetuar kaq shumë njerëz”, – deklaron ai në librin e tij.

Kjo është ajo që Gates u propozon politikanëve për të hequr qafe kërcënimet e ardhshme shëndetësore: “Mos i nënvlerësoni trajtimet, pasi shumica kanë qenë efektive. Investoni në shëndetësi, në kërkime shkencore dhe në vendet që kanë të ardhura të ulëta. Mungesa e burimeve të tyre përfundon duke pasur një ndikim negativ në vendet e zhvilluara”.