Efektet e ndryshimit të klimës do të jenë më të këqija se koronavirusi. Ky është paralajmërimi i Bill Gates. Biznesmeni i njohur amerikan u kthye të flasë për këtë çështje në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”.

“Ndryshimi i klimës është më i vështirë për t’u zgjidhur sesa një pandemi. Nëse nuk mund ta zgjidhim problemin e emetimeve të gazeve serë deri në vitin 2050, efektet negative do të jenë shumë më të këqija”, – tha Gates, i cili shkroi librin me titull “Klima. Si të shmangni një katastrofë, zgjidhjet e sotme, sfidat e nesërme”.

Filantropisti siguroi gjithashtu se pas Covid-19, pandemia e ardhshme e mundshme do të shkaktojë më shumë se 10% të vdekjeve, duke pasur parasysh ato që janë mësuar në vitin e fundit. Bill Gates u vaksinua ditët e fundit, mori dozën e parë të vaksinës “Moderna”. Në Kaliforni, shumica e njerëzve mbi 65 vjeç, si themeluesi i Microsoft, tashmë janë vaksinuar.