Bayern Munich blindon xhevahiret e tij mes të cilëve është njëfarë… Ibrahimovic.

Asnjë gabim. Në këto orë klubi gjerman ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se ka gjatur kontratat e dy të rinjve: bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Copado (17 vjeç) dhe mesfushorin Arijon Ibrahimovic (15).

Ky i fundit,  lindur në Nuremberg dhe me origjinë kosovare, nuk mund të kalojë pa u vënë re për shkak të mbiemrit të njëjtë me sulmuesin e Milan-it.

Megjithatë, me Zlatan ka të përbashkët vetëm emrin pavarësisht se në Bavari janë të gatshëm të vënë bast për të ardhmen e ndritur të lojtarit.

Arijon Ibrahimovic ka luajtur sezonin e kaluar me Under 17, duke shënuar edhe 2 gola në 9 ndeshje. 15-vjeçari ka edhe dy ndeshje me kombëtaren gjermane Under 16.

Bayern Munich ka vendosur t’i shikojë akoma në provë atë dhe Copado-n dhe të zgjasë kontratën  e tyre deri në vitin 2024. Ka shumë mundësi që të dëgjojmë të flitet për të edhe në të ardhmen…