Ylli Baka është një nga këngëtarët e muzikës popullore më të shquar në Shqipëri.

Prej shumë vitesh, ai është pjesë e tregut muzikor shqiptar, teksa veç dhjetëra këngëve që ka sjellë për publikun shqiptar, Ylli është një nga artistët më të preferuar edhe në gëzime familjare.

Edhe pse dimë shumë rreth jetës së tij profesionale, pak gjëra dimë rreth jetës së tij private.

E nëse nuk e dini, Ylli është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Djemtë e tij, Marko dhe Eltoni janë binjakë dhe festojnë sot ditëlindjen. Babi Ylli i ka bërë një urim të veçantë në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto me të dy.

“Urime, dhe 100 vjeç, zoti ju bekoftë” – shkruan Ylli Baka në urimin e tij, teksa ka vendosur në sfond edhe këngën e tij “Dhuratë për ditëlindje”.