Dy aktorët binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, festojnë ditëlindjen e tyre dhe urimet kanë qenë të shumta. Ata mbushin 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale, kanë marrë një urim special nga miku dhe bashkëpunëtori i tyre, Elgit Doda.

Kantautori i njohur ka publikuar një fotografi me vëllezërit Veshaj, shkëputur nga emisioni i tyre. “Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80-vjeç. Gëzuar ditëlindjen djemtë e mi”, ka shkruar Elgiti krahas fotos.

Elgit Doda dhe vëllezërit binjakë kanë sjellë dhe këngë së bashku. Në muajin Prill, ata sollën këngën “Picasso”, disa muaj pasi Donaldi doli nga shtëpia e BB VIP.